Ronaldo befason të gjithë: Më ka kërkuar Barcelona
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka zbuluar një interesim të pabesueshëm që askush nuk e dinte më parë.
Portugezi ka theksuar se Barcelona kishte një interesim të madh gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Sporting Lisbonës.
“Kur kam luajtur disa ndeshje me Sportingun unë kam zgjuar vëmendjen e disa klubeve europiane, duke përfshirë Interin, Arsenalin, Valencian dhe Barcelonën. Interesimi i Manchester United ishte më i madh sesa i klubeve tjera. Erdhi Alex Ferguson dhe kjo ishte një surprizë për mua, prandaj jam shumë i lidhur me Ferguson dhe United”, u shpreh Ronaldo gjatë një interviste për “O Jogo”.