Ronaldo flet për Messin

267

Cristiano Ronaldo ka thënë se ka raporte të mira me rivalin e përbetuar nga Barcelona, Lionel Messi

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë rivalë të mëdhenj në fushën e lojës. Pavarësisht rivalitetit, mes argjentinasit dhe portugezit ekziston respekt. Kështu thotë ylli i Los Blancos.

“Kam respekt brenda vetes për Messin. Mediet na shohin si rivalë të mëdhenj, por nuk e ndjejmë. Nuk jemi shokë të mirë, por kemi respekt për njëri-tjetrin”, deklaroi Ronaldo gjatë një interviste për “Coach Magazine”.

Comments