Rrahje masive në Gjykatën e Ferizajt, 13 të arrestuar

606
fresco

Një rrahje masive ka shpërthyer sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se dy familje janë rrahur në gjykatë ndërsa është dashtë intervenimi i policisë për ta qetësuar situatën.

13 persona janë arrestuar ndërsa ende nuk ka informacione për të lënduar.

Rrahja ka të bëjë me rastin e ekstradimit të 35-vjeçares M.P., e cila dyshohet se ka vrarë 38-vjeçarin A.K., më 2 shtator 2018 në periferi të Ferizajt.

Pas përfundimit të procedurave në hetuesi dhe prokurori, e njëjta është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga e cila të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Ekstradimi i të dyshuarës është bërë më 18.12.2019./IndeksOnline/

Comments