Rrahje për pronë në mes shtatë personave në Prishtinë

212
fresco

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshimtë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone që pritet të trashëgohet janë rrahur mes vete.

Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, gjashtë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Comments