Rrahman Rama, pjesë e Konferencës së Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

453

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në takimin vjetor të Shefave të Mbrojtjes në Wiesbaden të Gjermanisë.

Në këtë konferencë morën pjesë Shefat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe shteteve partnere.

Kjo konferencë e cila u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë kishte për tematikë luftën kundër organizatave ekstremiste të dhunshme.

Në njërën prej seancave të konferencës ka folur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i cili u fokusua në qasjen gjithëpërfshirëse të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, progresin e saj në parandalimin e këtij fenomeni si dhe vendosjen e një baze ligjore të aplikueshme që rregullon çështjen e pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja.

Gjeneral Rama gjatë qëndrimit në Wiesbaden u takua edhe me gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe përmbajtësore të cilën Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë po e jep për mbështetjen për Republikën e Kosovës, rajonin e Ballkanit në përgjithësi e veçanërisht në ngritjen profesionale të FSK-së.

Comments