Rrëfimi i Lorik Jasharajt: Pse e rraha mjekun në QKUK

250

 

Moebel THEMA

Në Kosova Direkt në Klan Kosova është rrëfyer ekskluzivisht qytetari Lorik Jasharaj i cili ka pranuar publikisht se e ka rrahur një mjek në QKUK.

Kjo sipas Jasharajt ka ndodhur pasi mjeku kujdestar në QKUK nuk e ka përfillur kërkesën për trajtimin e babait të tij i cili pas aksidentit kishte pësuar gjakderdhje në këmbë.

“Të shtunësn rreth orës 1 babai im ka pësuar aksident me ç’rast ka pasur gjakderdhje në këmbë dhe unë jam detyruar ta dërgoj me makinë deri në QKUK”.

“Kur kemi hyrë brenda rreth 15 deri në 20 minuta nuk ka pas intervenim nga mjeku”.

Jasharaj tregon se ka pasur edhe pacientë tjerë që janë ankuar.

“Ka pasur edhe pacientë tjerë që janë ankuar”.

“Ndërsa unë pas 20 minutave prej mllefit dhe prej panikut se cfarë do të ndodh me babain e kam parë doktorin duke biseduar në telefon me dikë e kam lutur që të kujdeset për babain”.

“E kam sulmuar me fyerje jo fizikisht dhe në atë moment ka ndërhyrë një tjetër doktor”.

“Edhe pse jam sjellë shumë mirë ata nuk e kanë përfillur kërkesën timë dhe prej nervozës e kam sulmuar edhe fizikisht edhe me fjalë të rënda”.

Megjithatë Jasharaj nuk ndihet keq për doktorin që e ka goditur.

“Nuk më vjen keq për doktorat por për pacientët që janë ballafaquar me ata dy doktorë që nuk e kryejnë detyrën e tyre siç duhet”.

Ai tregon se gjendja e babait të tij tashmë është përmirësuar.

“Tani babai është më mirë pasi ka pasur një kujdes të veçantë”.

“Absolut nuk jam interesuar për gjendjen e mjekut dhe nuk do t’i kërkoj falje”.

Comments