Rreshje bore në rrugën e kombit,paralajmërohen shoferët

540

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Kompania koncesionare ka nisur punën për pastrimin e rrugës me hedhje kripe, ndërkohë që ka këshilluar që shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit.

Gjithsesi në Rrugën e Kombit kalohet pa vështirësi, teksa operacioni për pastrimin e rrugës po kryhet në aksin Fan-Tunel deri në Morinë. Prania e dëborës vihet re nga Tuneli i Kalimashit, në rrethrrotullimin e Kolshit deri në km 60.

Qarkullimi i mjeteve është i lirë deri tani.

Comments