Rrëshqitje dheu në Shipkovicë rrezikon katër shtëpi – banorët urdhërohen të evakuohen

123

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë rajonin perëndimor, në numrin unik për thirrje emergjente 112 është marrë një njoftim për një rrëshqitje dheu në fshatin Shipkovicë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza.

Rrëshqitja ndodhet në një zonë të banuar dhe paraqet rrezik për banorët, ku drejtpërdrejt janë të rrezikuara 4 shtëpi. Është aktivizuar Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës, ndërsa në terren kanë dalë ekipe të QMK-së, SPB Tetovë dhe Inspektoratit Ndërtimor të Komunës së Tetovës.

Aktualisht po merren masa dhe banorëve të zonës u janë dhënë udhëzime të braktisin banesat për shkak të rrezikut nga shfaqja e rrëshqitjeve të reja.

Comments