Rrëzohet qeveria e Malit të Zi, Abazoviq mund të jetë kryeministri i ri

542

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit ka rënë pas votave në Kuvendin e Malit të Zi.

Mocioni i mosbesimit u votua nga 54 deputetë, nga të cilët 43 dolën pro dhe 11 kundër.

Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës.

Pro një qeveri të pakicave, siç e propozoi Abazoviq, u deklarua deputeti shqiptar Fatmir Gjeka, i cili tha se janë pro këtij propozimi.

Politikani shqiptar Dritan Abazoviq në bashkëpunim me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, qeverisën bashkë rreth 1 vjet e 2 muaj.

Comments