Rrogozhinë, burri tenton të vrasë me armë gruan; arrestohet

377

kanosje 2Policia parandalon në Rrogozhoinë një krim të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë autorin. Në pranga ka rënë shtetasi  Xhevdet Peza , 69 vjeç banues në fshatin Shardusht,  Njësia Administrative Lekaj. Shtetasi i mësipërm në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur  në fillim  me armë gjahu, të cilën e kishte me leje, bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë  tip mini-beret,  të cilën e mbante pa leje.

Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës,  pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një pistoletë tip mini-beret me 5 fishek (pa leje) dhe një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kompetente. Materialet iu referuan Prokurorisë Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

28 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments