Rrugët e Tetovës shpërthejnë në dhunë – rrahje mes të rinjve shqiptar dhe maqedonas

264

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Tetovës mes grupeve të të rinjve shqiptarë dhe maqedonas.

Ende nuk dihen arsyet e saktë që çuan në përplasjen, por dëshmitarë në terren raportojnë për një konfrontim të ashpër me karakter ndëretnik. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e frekuentuara të qytetit, ku janë dëgjuar thirrje në të dy gjuhët, çka sugjeron përfshirjen e grupeve të organizuara ose të motivuara etnikisht.

Policia deri në këto momente nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa qytetarët kanë shprehur shqetësim për mundësinë e përshkallëzimit të situatës.

Ngjarja vjen në një kohë të ndjeshme politike dhe sociale për vendin, ndërsa pritet reagimi i institucioneve për qetësimin e gjendjes dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Comments