Ruajtja e mërgatës nga asimilimi total


Shtëpia fisnike shqiptare duket që nga hyrja pra, nga kopshti ashtu edhe familja me rrënjë kombëtare shqiptare duket nga hyrja e saj prandaj dhe poipulli jo rastësisht thot: ,, Mos e vet se të tregon vet,, dhe se ,,katundi i njohur nuk do kallauz,,. Qëllimi i vizitës shteteve perendimore nuk do të mund të realizohej pa bashkëpunim me mikun tim të ngusht z.Selajdin Sinani nga fshati Butinë apo siç tani quhet Luboten, i cili gjithë jetën e tij e ka shkrirë në kërkim të talentëve, punëtorëve dhe atëdhetarëve të cilët nuk ndalen duke punuar për kauzën e piopullit shqiptar qofshin ato në atëdhe apo në mërgatë. Në anën tjetër edhe bashkëvepruesi gjithashtu në megrim z. Nejazi Miftari nga fshati Jabollçisht i poshtëm komuna e Çashkës i shpërngulur në këtë fshat nga fshatrat e Rekës së Epërme konkretisht nga fshati Bibaj, nga viti 1985 vepron dhe jeton në Jette – Bruksel të Belgjikës ku momentalisht është edhe themelues apo pronar i koorporatës punuese ,,MNMBATIMENT,, në komunën e Jett-it – Bruksel gjithashtu është edhe distributer i ,,Point Vernal,, në Jette. Biseda kishte qëllim të hulumtimit dhe të marrjeve e të dhënave lidhur me jetën e bashkëkombasëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Duke e pasur parasysh se te këta bashkëkombas ka pasur edhe shumë aktivist të ndryshëm me qëllime të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme e kjo ka ndikuar që te mërgimtarët tanë të formohen edhe botëkuptime të ndryshme për bashkëvendasit nga vendet amë si R. e Shqipërisë, R. e Kosovës nga vendet që kanë mbetur jashtë trungut të shtetit, pra, të coptuara nga shteti etnik dhe natyral siç duhet të jetë Shqipëria, pra fjala është për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve administrative siç janë në R. e Maqedonisë në Iliridë, në R. e Malit të Zi në Malësi, në R. e Serbisë në Luginë apo në Kosovën Lindore në R. e Greqisë në Epir dhe Çamëri.
Pasi biseda kishte për qëllim njohje me jetën dhe veprimtarinë e bashkëatëdhetarëve që jetonin në kryeqendrën e Evropës siç është Brukseli në fillim u njoha me shkaqet e mërgimit në këtë vend Evropian, kur dihen shkaqet e mërgimit si edhe të shumë shqipëtarve të tjerë, gjendja në këtë shtet e mërgatës, si e kanë pasur organizimin më pare e si sot, si organizohet mërgata në shtetet tjera Evropiane si psh, në Zvicër, në Gjermani, Itali, Austri, Francë, Holandë në vendet e shteteve skandinave etj. Si ishte dhe si është bashkëpunimi me mërgimtarët e R. së Shqipërisë? Si ishte organizime me mërgimtarët nga Kosova para çlirimit e si është sot?, A kanë ata interest të bashkëpunojnë me shqiptarët që nuk kanë shtetet amë apo ka ndryshuar qëlimi dhe forma e bashkëpunimit?, Pse në disa shtete funksionojnë më mire shoqatat joqeveritare, klubet e ndryshme, e pse në disa shtete jo?, Çka luan rol kyç që nuk funksionojnë këto klube në disa shtete? A luan rol numri i mërgimtarëve?, A ndikojnë ligjet e atij shteti ku jetojnë dhe punojnë?, Sa ndikon niveli i arsimimit?, A ndikon vendi prej nga kanë migruar këto mërgimtarë?, Ndoshta kanë humbur interesimet për mërgatën nga shtetet amë, ose kanë ndryshuar sistemet shoqërore, është ngritur vetëdija apo është shkatërruar shoqëria, mosndikimi dhe mospërkrahja nga shtetet amë nga vijnë këto mërgimtarë dhe ju interesojnë vetëm të ardhurat e tyre dhe mbushja e arkave shtetërore, shumë e shumë faktorë që në fund të fundit i kanë lënë gjithnjë që ata vet të organizohen për ruajtjen e identitetit të tyre si dhe të hedhin fonde për ngritjen ekonomike të bashkëkombasëve tanë në shtetet amë. Të pyetur se sa është numri i mrgimtarëve që jetojnë në Bruksel z. Nijazi Miftari edhe pse nuk është shumë i sigurt në saktësinë e numrit të tyre megjithate ai mendon se numri i pergjithshëm i mërgimtarëve shqiptarë nga të gjitha trojet është afër 10 mijë.
Vizitë e z.Selajdin Sinani dhe Dr.Shefki Selami – Bruksel dhe shtatores së heroit tone kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, Gusht 2016
Nga kjo shihet qartë se të gjithë bashkëatdhetarët pa dallim se nga cili vend kanë mërguar në Evropë qëllim kyç e kanë pasur bashkimin kombëtar, çlirimin e Kosovës nga kthetrat e Serbisë si dhe fitimi i të drejtave të barabarta apo bashkimin me trungut edhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë. Këto qëllime janë munduar ti realizojnë në forma të ndryshme duke u organozuar në klube të ndryshme por me organizim të mirfillt ku në disa shtete ende funksionojnë këto klube, pasta nëpërmjet shoqatave humanitare dhe joqeveritare, lidhjeve të ndryshme për të drejtat e shqiptarëve ku edhe në Bruksel ka funksionuar një lloj organizimi I quajtur ,,Të drejtat e shqiptarëve për Kosovën,, ose ,,Lidhja e të drejtave të njeriut në Kosovë,, në ish Jugosllavi. Këto lëvizje kanë qenë krahu i djatht i popullit ata nëpërmjet këtyre lëvizjeve kanë arrijtur ta globalizojn çështjen kombëtare e cila mshehte realitetin e dhunës që kryente pushteti jugosllav mbi popullsinë shqiptare duke ua uzorpuar të gjitha të drejtat, kurse para botës informonte se i kanë të gjitha të drejtat, dhe popullin që kishte kulturë dhe vlera më të mëdha dhe më të vjetra në Ballkan, Europë dhe më gjërë dëshironte ti paraqes si njerës me bisht pra të egër duke harruar vetveten, sa për tju përkujtuar, se në truall të kujt erdhën, historin e kujtë e e grabitën, masakra dhe egzoduse ndaj kujt kryen, çfar kulture kishin, dhe si erdhën (Si barrinj dhe Barbarë) pra e vetmja mënyrë për mbrojtje e ktyre vlerave ishte ,,Zëri i Diasporës Shqiptare,,.
Pastaj përmendi Brukseli ka 10 mijë mërgimtarë shqiptarë kurse Belgjika mund të ketë mbi 80 mijë shqiptarë. Gjatë disa takimeve me bashkëvendas që jetojnë në Bruksel dhe komunat mbrenda saj klube sportive, ndërmarrje të ndryshme, takime private dhe familijare, mundë të konstatohet se shqiptarët që jetojnë në Belgjik dhe në shtetet e Evropjane i janë shtruar një provimi shumë të rëndë ku me të vërtet ata kanë nevojë të madhe për ndihma me kuadro profesionale arsimore të profileve të ndryshme nga shteti amë për shpëtim nga asimilimi Total i gjeneratave të ardhshme…. Është e qartë se simbolet identifikuese të një shteti dhe një pjestari të tij para kombeve të ngritura janë Sovraniteti që identifikohet me Kufijtë shtetërorë, simbolet shtetërore, Flamurin, Stemën dhe Himnin por kjo për mërgimtarët nuk mjafton bashkëkombasi jonë duhet që ta ruaj kombin e tij dhe kjo duhet të manifestohet edhe me njohjen e gjuhës së kombit të vet, pra të gjuhës Shqipe, Emrit të tij Shqip, kulturës, traditës, këngës etj dhe e gjithë kjo mund të realizohet vetëm me arsimimin e gjeneratave të reja e kjo fatkeqësisht është duke u realizuar shumë ngadalë ose aspak. Arsimimi i paorganizuar nëpër shkolla jo të ligjëshme (private) dhe jooblikative dhe pa ndihmën nga shtetet amë (me kuadro profesionale arsimore, me tekste të unjisuara, plane dhe programe punuese etj) vështirë se mund të realizohet.
Njëherit u apeloj të gjithë pushtetmbajtësit nëpër qeveritë e R. së Shqipërisë, R.së Kosovës, R. e Maqedonisë, R. e Malit të Zi, Kosovën lindore e gjetiu të marr masa sa më të shpejta që të organizoj sa më shpejt investime në arsim (Hapje të shkollave shqipe, ose të kërkoj nga shtetet amë futjen e një lënde pra të gjuhës shqipe si lëndë e detyrueshme, apo fakultative për nxënësit shqiptarë, kurse të ndryshme etj), dhe në kulture (Ndihmesë profesionale me kuadro për hapjen e klubeve sportive, shoqërive kulturore etj), tu mundësohen programe arsimore dhe audiovizuele në gjuhën amëtare dhe ta ndjekin shtetin e tyre për së afërmi, të organizohen ekskurzione të sigurta në vendet e shtetit amë, të organizohen konferenca shkencore etj, jo vetëm për mërgimtarët që jetojnë si punëtorë të përkohshëm nëpër shtetet e ndryshme Botërore, por edhe për të gjith shqiptarët që me shekuj i kanë shpërngulur nga trojet e veta dhe janë harruar si ato në Turqi, Ukrainë, Australi, Amerik, arbëreshëve të Italisë, Hundëzakëve në Avganistan, Egjipt etj. Jett-Bruksel, 19.08.2016 Dr. Shefki Selami