Ruben Amorim bën një veprim të veçantë për stafin e tij para finales Europa League

Na ndan edhe një javë nga finalja e Europa Leagues që zhvillohet në Bilbao.
Do të jetë një duel mes dy skuadrave angleze, Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspuri, që do të luftojnë për këtë trofe si edhe të bëhet skuadra e 6-të që arrin Champions Leaguen.

ESPN-i raporton se trajnerëve, fizioterapistëve dhe ekipit mbështetës të Amorimit iu tha se do të duhej të paguanin vetë biletat për familjet dhe miqtë. Arsyeja zyrtare është se klubi donte të sigurohej që sa më shumë nga fondet e alokuara të Unitedit të shkonin për tifozët.
Dhe trajneri portugez bëri një veprim të veçantë, ku i cili vendosi të paguante 30 bileta nga xhepi i tij për të gjithë stafin, që të marrin familjet e tyre për këtë ndeshje.
Kjo finale do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin ikonik të Athletic Bilbaos, “San Mames”./IndeksOnline/