Rudi Vata gabove që sulmove Mergim Mavrajn

492
fresco

Kombëtarja është krenaria e kombit dhe ne krenohemi me të por duhet edhe ta kritikojm drejt kur ajo nuk nderon fanellën e shenjtë kuq e zi dhe emrin e Shqipërisë .

Kritika duhet jetë e drejtë parimore jo me inate baza lokale e budalliqe tjera .
Kapiten i madh Rudi Vata nuk është veç Mergim Mavraj fajtor për lojrat e dobeta te kombetares pas europianit , ka ndikuar euforia nderrimi i Gjenerates trajneret jo te duhur mungesa cilesisë përfaqesuesja e Kosoves etj

Mergimi i rritur në gyrbet nga një familje atdhetare e vërtet nuk e pati zgjedhje të parë Shqiperin dhe kjo nuk i falet se besonte se do lozte te Gjermania por gabimin e Mergimit po e bejne dhe sot nje dyzine lojtaresh qe po refuzojne Shqiperine Kosoven etj i njohim mire kush jane ata ne !!!

Por Mergimi lojtar me emer kur zgjodhi atdheun ka dhenë 1000% nga vetja për të prandaj sulmi me emër pervecem nuk ju bën nder Rudi sepse dhe Elseid Hysaj e plot të tjerë kane loz keq në shumë ndeshje .

Mos e prishni klimen në ekipin tonë kombëtar me sulme selektive .

Kombëtarja do ringrihet me punë dhe kritika dashamirese dhe kur ti Igli e plot tjere ua sugjeroni Shqiperinë fëmijëve tuaj .

Erald Selca

Comments