Rumania rrëzon dy dronë rusë

137

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një kërcënim me dronë, ndoshta rus.

Në të njëjtën kohë, Forcat e Armatosura në Rumani u mobilizuan, duke raportuar se rrëzuan dy dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore rumune nga Ukraina. Autoritetet rumune u dërguan një alarm urgjent banorëve duke i nxitur ata të qëndronin në një vend të sigurt.

The Romanian authorities have announced a danger for settlements near the Romanian-Ukrainian border. pic.twitter.com/A2zkxMteIG

Avionë luftarakë polakë dhe të aleatëve u ngritën në ajër për t’u përballur me kërcënimin në Poloninë lindore.

Në të njëjtën kohë, Aeroporti i Lublinit dhe një zonë përreth tij u mbyllën, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona.

Forcat e Armatosura Polake thanë se avionët po merrnin pjesë në një operacion pranë kufirit me Ukrainën “për të garantuar sigurinë e hapësirës sonë ajrore”. “Këto veprime janë të natyrës parandaluese dhe synojnë sigurimin e hapësirës ajrore dhe mbrojtjen e civilëve, veçanërisht në zonat ngjitur me zonën e kërcënuar”, tha komanda ushtarake polake në deklaratën e saj.

Deklarata nuk përmendi asnjë shkelje të hapësirës ajrore polake, vëren Reuters. Sidoqoftë, mobilizimi vjen vetëm tre ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë kur ata kaluan në hapësirën e saj ajrore.

Shkelja nga dronët rusë ndodhi gjatë natës nga e marta në të mërkurën. Rusia tha se nuk synonte të prekte hapësirën Polake. /tch

Comments