Rusëve u kthehet raketa në “bumerang”, bën një kthesë pas lëshimit e përplaset te trupat e që e lëshuan
Në media është publikuar së fundmi nje video që thuhet se tregon sesi një raketë e hedhur nga mbrojtja ajrore e Rusisë u kthye në “bomerang”. Sipas raportimeve, një raketë e hedhur në rajonin e Luhansk-ut u kthye 180 gradë pasi ishte lëshuar dhe u përplas thuajse në të njëjtin vend prej nga u lëshua.
Videoja raportohet të jetë filmuar në orët e para të këtij mëngjesi në qytetin Alchevsk, rreth 55 milje në jug të Severodonetsk-ut, ku po bëhen luftime të ashpra. Sipas raportimeve, sistemi raketor i mbrojtjes ajrore, ndoshta një S300, operohej nga separatistët pro-rusë ukrainas nga Republika Popullore e Luhanskut.
Shkaku i mosfunksionimit nuk është i qartë, ndërsa disa kanë spekuluar se problemi mund të ketë ndodhur për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur.