Rusia zemërohet për shkak të diplomatit të dëbuar! Do të vijojnë kundërmasa, Osmani nuk pret prishje të marrëdhënieve

349
fresco

Pasi Ministria e Jashtme e Maqedonisë dëboi një diplomat rus dhe i dha afat prej 7 ditëve për ta lëshuar vendin, reagoi edhe Ministria e Jashtme ruse. Prej atje thonë se më 14 maj është ndërmarrë hap armiqësor kundër misionit diplomatik të Rusisë në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj, do të vijojnë kundërmasa. Njëkohësisht nga MPJ ruse shtojnë se ky rast nuk mund të mos ndikojë mbi relacionet mes të dyja vendeve.

“I dënojmë aktivitetet e këtilla pa motiv, të cilat nuk mund e të mos ndikojnë mbi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të vijojnë kundërmasa”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

midle

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm, Bujar Osmani shpreson se dëbimi i diplomatit rus nuk do t’i prishë marrëdhëniet mes dy vendeve. Tha se nuk kanë informacion nëse Moska do të dëbojë ndonjë diplomat maqedonas.

“Nuk kemi informacion se do të dëbojnë ndonjë diplomat maqedonas. Shpresoj se ky vendim nuk do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por kuptohet se shtetet kanë instrumente për të sjellë vendime të tilla”, u shpreh Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Osmani shton se vendimi ka të bëjë me marrëdhëniet tona me Federatën ruse edhe pse ndodh në momente kur, siç tha, ne u solidarizuam me aleatët tanë në lidhje me sjelljet e caktuara të Federatës ruse. Përndryshe, më 14 maj të këtij viti, ambasadori rus në Shkup, Sergej Aleksandroviç Bazdikin, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku është njoftuar se një diplomat rus është shpallur person non grata dhe se i njëjti duhet ta lëshojë vendin. Si arsye për dëbimin e diplomatit theksohen disa aktivitete që nuk janë në përputhje me sjelljen e pritur të një diplomati të huaj i cili është në shërbim në vendin nikoqir. Nga MPJ-ja pohojnë se është dërguar notë ku thuhet se diplomati brenda 7 ditëve duhet ta lëshojë shtetin./TV21

Comments