Ruud Gullit tregon situatën te Chelsea: Todd Boehly nuk më njohu, i ka humbur DNA-ja këtij klubi!

Legjenda, Ruud Gullit, ka folur për situatën e Chelseat, sidomos me pronarët e rinj amerikan.
Gullit tregoi një histori, kur ditë më parë takoi pronarin, Todd Boehly dhe ky i fundit as që e njohu legjendën holandeze, shkruan Indeksonline
“Takova pronarin e Chelseat, Todd Boehly. U prezantova dhe i thashë: Përshëndetje, unë jam Ruud Gullit. Ai më tha: çfarë bëni ju…”?

“Mirë i thashë, unë kam luajtur futboll, kam qenë lojtar dhe trajner i Chelseat. Ai tha – vërtet? Kur keni luajtur për Chelsean”? Ai nuk ia kishte idenë. Ata nuk dinë asgjë për këtë klub. Chelseat i ka humbur DNA-ja”, u shpreh Ruud Gullit
Ruud Gullit ishte transferuar te Chelsea si futbollist gjatë vitit 1995 nga Sampdoria. Ai ishte pensionuar pikërisht te klubi i bluve të Londrës. Edhe pse lojtar, në vitin 1996, Gullit e mori stolin e klubit deri në vitin 1998, duke fituar titullin e FA Cup./Indeksonline/
????️ Ruud Gullit: "I met the Chelsea owner, Todd Boehly, Introduced myself: 'Hi I am Ruud Gullit'… Todd said 'What do you do?'… "
"'Well I played Football, also played and coached for Chelsea', I said… Todd said: 'Oh yeah, when did you play for Chelsea?'… He didn’t know.… pic.twitter.com/CSQuq8c9e8
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) May 1, 2025