
Profesori Nano Ruzhin vlerëson se referendumi në Kataloni të Spanjës mund të jetë sfida më e madhe për Bashkimin Europian pas asaj të Brexitit. Ruzhin gjithashtu shton se kjo mund të aktivizojë dëshirën e shumë lëvizjeve populiste për referendum në vendet e ndryshme të Europës.

Madje edhe me kushtetutën e 78 e cila duhej të zgjidhte marrëdhëniet mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale, të cilat krijuan një ndjenjë pakënaqësie midis katalanasve, do të thosha një krahinë në kuptimin lokal, si një lloj rajoni që kërkon të identifikojë identitetin e vet, me anë të këtyre përpjekjeve për referendum të cilin Madridi e quan një përpjekje jo të frytshme. Por, siç e shohim sot në media, një ngjarje shumë serioze brenda Bashkimit Evropian konsiderohet të jetë sfida më e madhe pas Breksitit dhe natyrisht pasojat mund të jenë shumë të pafavorshëm për shumë vende që kanë rajone të tilla si Belgjika, Franca me Britaninë dhe Korzika, për të mos folur për Britaninë, Skocinë, edhe pse nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu që mund të aktivizojë dëshirën e shumë lëvizjeve populiste që të kërkojnë referendumet e tyre për të paraqitur problemet me qeverinë qendrore dhe për të kërkuar pavarësi ,një çështje sigurisht jo aq e thjeshtë një çështje veçanërisht për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian- deklaroi Nano Ruzhin-Profesor universitar.