Samiti i Tiranës, Ahmeti lavdëron Ramën: Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll evropian

61
fresco

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur i entuziazmuar me Shqipërinë për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Ai e ka lavdëruar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke thënë se ai e ka shndërruar Shqipërinë në një yll të Evropës.

midle

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti i ka uruar punë të mbarë samitit të Tiranës.

“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian! Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer. Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Ahmeti.

Comments