Samiti Procesi i Berlinit dhe Ballkani Perendimor: Von der Leyen sot në Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të mbërrijë sot (15 tetor) në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme. Bëhet me dije se Von der Leyen do të pritet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në orën 15:30.
Po ashtu, Von der Leyen më pas do të ketë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në ora 17:30 është p[araparë një konferencë e përbashkët për media.
Gjithashtu, presidentja e KE do të marrë pjesë në nisjen e regjistrimeve për vitin akademik 2024-2025 të Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Ndryshe, 31 liderë të Bashkimit Evropian, 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë në Tiranë, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nisëm që ka marrë udhë që prej 2014-së si iniciativë e Kancelares gjermane Anxhela Merkel.
Teksa vijojnë përgatitjet për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për të siguruar mbarëvajtjen e tij, Policia ka nisur me marrjen e masave që prej të dielës.
Janë 1604 efektivë të angazhuar, ndërsa një sërë aksesh kryesore në Tiranë do të mbyllen që prej pasdites së sotme.