Samsung lanson dy smartfonë të ri

A50 ka një kamerë të pasme të dyfishtë të vendosur me një aparat fotografik kryesor prej 16 megapikselësh dhe sensor me thellësi 5 megapikselësh.
Presidenti dhe shefi ekzekutiv i ‘Samsung Electronics’, DJ Koh, thotë se kompania është e angazhuar të ofrojë përparim kuptimplotë për të gjithë, duke filluar me serinë e përmirësuar të Galaxy A.
A50 vjen në dy modele – me 4GB RAM dhe 64GB kapacitet, ose 6GB RAM dhe 128GB sosh- ndërsa A30 vjen edhe në dy “shije” të tjera, përkatësisht 3GB RAM me 32GB hapësirë, si dhe 4GB RAM me 64GB.
Telefonat do të vijnë në katër opsione ngjyrash: të zinj, të bardhë, të kaltër dhe koral, megjithëse as çmimi as data e disponueshmërisë nuk janë konfirmuar ende. /Lajmi.net/