‘Sarajevo Safari’, gazetari që paditi presidentin serb: Vuçiq qëlloi nga varreza e hebrenjve, ka mjaftueshëm prova
‘Alekandër Vuçiq, sot president i Serbisë, ka qenë pjesë e “Sarajevo Safari” dhe ka qëlluar mbi civilët në Bosnjen e luftës, në vitet 90’.
Kjo është dëshmia tronditëse e gazetarit kroat Domagor Margetic, për Ballkan Update, në të njejtën kohë dëshmia e personit që ka dorëzuar padi penale ndaj presidentit serb në Gjykatën e Milanos, ku tashmë ka një dosje për këtë pjesë të masakrave mbi civilet në Bosnje: atë të sportit për kënaqësi, duke gjuajtur me snajper mbi njerëz të pafajshëm, kundrejt pagesës.
“Po…Aleksander Vucic ka qëlluar mbi civilët. Madje me armë jugosllave. Ka dëshmi…ai është parë në kodrat e Sarajevës. Pozicioni më i lakmueshëm dhe më i shtrenjtë për të qëlluar kane qënë varrezat e hebrenjve.”
Pyetur nëse në provat që gazetari ka dorëzuar në duartë e institucioneve të drejtësisë në shtetin Italian, ka mjaftueshëm materiale për ta dënuar Aleksandër Vuçiç, Margetiç pohon se po. Vuçiç duhet të dënohet për krime kundër njerëzimit.
“Po…ka mjaftueshëm prova, Vucic duhet të denohet…”
Por vetë Vuçiç, pas heshtjes gati 30 vjeçare për këtë periudhë të errët të historisë së vendeve ballkanike dhe ende të pazbardhur, ka deklaruar se akuzat ndaj tij janë politike, qëndrim për të cilin, gazetari kroat tha se janë të pritshme.
“Askush nuk e pranon krimin…asnjë vrasës nuk do dali dhe të pranoj se po unë e kam kryer atë apo këtë akt…”
Margetic rrëfen se ky investigim është i gjatë, mbi 25 vjet, ndërsa për nxjerrjen në dritë të fakteve, ka ardhur koha vetëm tani.
Arsyen nuk di ta shpjegoj, edhe pse mes tyre renditi lojën e Serbisë për ta mjegulluar si ngjarje, por premtoj se do ta çoj deri në fund kërkesën e familjarëve të viktimave për të vendosur drejtësi, edhe pse kërcënimet për jetën nuk kanë munguar… dhe ato kanë ardhur nga Beogradi./Abcnews.al

