SASHK refuzon ofertën e qeverisë, do të hidhet në grevë

314

Nuk ka marrëveshje mes Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit. Sindikata vazhdon të kërkojë rritje më të lartë se 10%-shi i ofruar nga Ministria e Arsimit dhe e njëjta të hyjë në fuqi nga muaji janar i vitit të ardhshëm dhe jo nga muaji prill. MASH-it i jepet afat deri më 11 nëntor të pranoj kërkesën, në të kundërt më 11 nëntor shpallet grevë e përgjithshme dhe do të shtohen edhe disa kërkesa të tjera. Nga SASHK-u nuk treguan çfarë rritje do të ishte e pranueshme për ta.

 Këshilli i SASHKU-t përmes organizatave të saj sindikale ka realizuar sondazhe rreth pranimit apo jo të kësaj oferte të Ministrisë së Arsimit dhe sot në seancën e rregullt të 21 me radhë të Këshillit u mor vendim se nuk e pranon ofertën dhe interesat e veta do t’i mbrojë me grevë të përgjithshme- deklaroi Joakim Nedelkov- SASHK.

Kryeminstri Zaev, kërkoi mirëkuptim nga Sindikata, sepse sipas tij shteti nuk ka mundësi të ofrojë rritje më të madhe se 10%, megjithatë tha se Ministri i Arsimit do të vazhdojë bisedimet.

Ne bëjmë gjithçka që kemi në kuadër të mundësive tona. Unë i respektoj të drejtat e punëdoreve. 09:11 Bëjmë përpjekje maksimale. Ata nëse tërhiqen nga 10%-shi, falë Zotit, sepse edhe ashtu me vështirësi i gjejmë paratë. Ne do të ofrojmë atë që kemi mundësi, atë që nuk e kemi, nuk e ofrojmë dot. Kërkoj të kenë mirëkuptim- tha Zoran Zaev- kryeministër.

Nga SASHK-u thonë se orët mësimore që fëmijët do t’i humbin në rast greve, do të kompensohen duke u angazhuar shtesë. Duke qenë se grevën e kaluar nuk e përkrahën të gjithë mësimdhënësit, nga SASHK-u thonë se tani presin përkrahje më të madhe madje edhe të prindërve. Në rast se nuk ka marrëveshje deri më 11 nëntor, kërkesat tjera do të jenë: ndryshim plotësim të kontratave kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, regres për pushim vjetor, kompensim për transportin e mësimdhënësve, pagesë për orët shtesë mësimore, revidim i pagesës së orëve për mësim të kombinuar, përgatitjen dhe nënshkrimin kontratave kolektive për arsimit të lartë dhe shkencë, e cila do të fillonte zbatimin nga 1 janari i vitit 2020.

Evi Shkopi

Comments