Së shpejti një pikë kontrolli edhe në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, paralajmëron Toshkovski
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim pune në departamentin e Punëve të Brendshme Strugë dhe në Stacionin policorë të kontrolleve kufitare Qafë Thanë.
Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski nga ana e udhëheqjes së SPB Ohër dhe DPB Strugë u informua për gjendjen e sigurisë në këtë rajon, ndërkaq, Toshkovski tha se po punojnë që të realizohet sistemi “Onse Stop Shop” me një pikë kufitare, edhe me Shqipërinë.
“Sa i përket pikës kufitare të Qafë Thanës, gjatë këtij sezoni veror është regjistruar një rritje e numrit të udhëtarëve të cilët kalojnë kufirin krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, së bashku me kolegët tanë shqiptarë, po punojmë për zbatimin e sistemit “One Stop” i cili, në kombinim me disa rregullime të infrastrukturës, do të na lejojë të kemi një zgjidhje të përhershme për uljen e mbingarkesës dhe përshpejtimin e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve gjatë sezonit turistik”, deklaroi ministri Toshkovski.