Sejdiu: Ajo që e dallon Kurtin nga të tjerët është tradhtia – tash e ka radhën Glauku

107

Sipas opinionistit Dardan Sejdiu, tipari që e veçon kryeministrin Albin Kurti nga figura të tjera politike është, në vlerësimin e tij, tradhtia.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se, pas përplasjes me presidenten Vjosa Osmani, tani në shënjestër të Kurtit, sipas tij, është ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

“Tash përsëri e kemi një situatë që na çon në zgjedhje për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe insistimit të tij të nënshtrojë gjithkë në skenën politike, gjë që tashmë unë besoj që është lexuar edhe prej qytetarëve”.

“Ajo që Kurtin e dallon prej politikanëve të tjerë është tradhtia. Pra ai nuk lë njeri që i ndihmon, por që ka potencial me eklipsu politikisht, ose me e sfidu politikisht që nuk e sharron, ose nuk e shpall tradhtar. Tash e ka radhën Glauku, pas zonjës Osmani”, tha Sejdiu në Klan Kosova.

Comments