Sejdiu analizon deri në detaje: Murati po manipulon me koncepte bazike të ekonomisë

307
fresco

Analisti politik dhe njohësi i ekonomisë, Dardan Sejdiu, ka vlerësuar se ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati po manipulon me shifrat e rritjes ekonomike në Kosovë në terma nominal, shkruan Express.

Sejdiu shkruan se Murati po e anashkalon qëllimisht rritjen reale ekonomike, duke folur në terma nominal

Kur e pat dhene kete deklarate, nuk e tha asnje fjale per rritjen reale – nje tregues i cili perdoret nga secili Minister i Financave ne bote, aso Ministra qe nuk manipulojne. Manipulimi i tij me te dhena nuk ndalet ketu. Ky shkon tutje dhe tenton te paraqes rritjen e tremujorit te dyte si dicka e jashtezakonshme, madje edhe si rezultat i ndikimit te Qeverise apo Ministrise se tij”, shkruan Sejdiu.

Duke theksuar se Murati “po manipulon me koncepte bazike të ekonomisë”, Sejdiu thotë se edhe nëse mund të ketë rritje ekonomike mbi 7%, më meritorët janë sektori privat dhe diaspora.

“Keshtu pra Ministri Murati manipulon me koncepte bazike te ekonomise. Sigurisht qe rritja ekonomike e sivjetshme mund te jete mbi 7 %, sic thote edhe Banka Boterore. Mirepo rritjen ekonomike nuk e ndihmon dot as manipulimi me te dhena, e as spektakli me numra te komunave!”, shkroi Sejdiu.

Comments