Sekretar gjeneral zgjidhet Arbër Ademi! Ja kush janë 5 nënkryetarët e rinj të BDI-së
Në Kongresin e Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi është zgjedhur sekretar gjeneral i partisë.
Gjithashtu, Faton Ahmeti është zgjedhur nënkryetar i partisë, ndërsa nënkryetarë tjerë të BDI-së janë zgjedhur Bujar Osmani, Erkan Arifi, Arbana Pasholli dhe Arta Bilalli-Zendeli, raporton TS.
Kjo zgjedhje shënon një fazë të re për udhëheqjen e partisë, duke vendosur drejtuesit kryesorë që do të udhëheqin aktivitetet dhe strategjitë e BDI-së në periudhën në vijim.

