Sekretari Blinken uron shqiptarët për përvjetorin e Pavarësisë

87

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka uruar shqiptarët në 109-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në mesazhin e tij në këtë festë Blinken thekson miqësinë e qëndrueshme me vendin tonë, që daton mbi një shekull më parë që kur presidenti Woodrow Wilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.

Moebel THEMA

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Shqipërisë për festimin e 109-vjetorit të Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Woodrow Wilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919”.

Comments