Sekuestrohen 40 kg marihuanë tek dy banorë të Ohrit

365

Policia e Ohrit ka sekuestruar 40 kilogram marihuanë, përcjell Aktuale.mk.

Aksioni është realizuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:00 në afërsi të kampit “Andon Dukov” në Ohër. Gjatë operacionit policia ka hasur në dy persona ndërkaq janë vërejtur katër thazë të zinjë me 16 pako sipas gjitha gjasave marihuanë. Janë gjetur gjithashtu edhe pajisje të peshkatarisë si dhe telefona celularë.

Dy personat janë privuar nga liria, ndërkaq marihuana dhe sendet e sekuestruara janë dhënë për ekspertizë plicisë së Shkupit./Aktuale.mk/

Comments