Sela premton se pas 12 dhjetorit do të zyrtarizojë gjuhën shqipe

184
fresco

Pas 12 dhjetorit shqiptarët do të zyrtarizojnë vet gjuhën shqipedhe për këtë nuk do ta pyesin as VMRO-në dhe as LSDM-në, tha kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH gjatë tubimit me banorët e Hasanbegut.

midle

Ziadin Sela shtoi se interesi i tyre është eliminimi i çdo turpi që partia shqiptare në pushtet ua ka bërë votuesve të tyre gjatë gjithë këtyre viteve.

Sela para banorëve shpalosi edhe platformën e kësaj partie me të cilën ai pretendon të fitojë besimin në këto zgjedhje.

“Jemi të interesuar që ta ndalim çdo turp që ka lejuar BDI-ja gjithë këto vite dhe u ka dhënë të drejtën që për gjuhën shqipe të flasin VMRO-ja dhe LSDM-ja.

Gjuhën shqipe do ta bëjnë zyrtare vet shqiptarët dhe s’do të pyesim as Nikolla Gruevski e as Zoran Zaev dhe ne menjëherë me 12 dhjetorë do nisim procesin e barabarësisë së shqiptarëve këtu në Maqedoni”, tha lideri i LR PDSH-së, Zijadin Sela.

Comments