Sela: Shtet binacional dhe barazi për shqiptarët (VIDEO)

189
fresco

sela

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët konventën promovuese të partisë e ka mbajtur në qytetin e Gostivarit, ku kanë marr pjesë krerët e tre partive LR-PDSH-së, RDK-së dhe Unitetit. Në fjalën e tij, para të pranishmëve Zijadin Sela ka thënë tha se ky koalicion angazhohet për barazinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në asnjë moment nuk do të tërhiqemi nga shteti bi nacional ose barabarësi e tërësishme ose ne shqiptarët këtu do i bëjmë me federatë. Ne nuk do të lejomë që dikush tjetër ta bëjë zyrtare gjuhen e cila ka zbritur nga zoti vetë gjuhen shqipe do e bëjmë ne që jemi lidhur me aleancë për shqiptarët me përgjegjësi për dhe për gjenerata që do të vijnë nesër”, tha Zijadin Sela- kryetar i LR-PDSH.

Comments