Sela: Sot më vranë për së dyti

588

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhanë dritë të gjelbër për debatin për propozim ligjin për amnisti. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e futi në rend të ditës propozim vendimin, i cili do të zhvillohet me procedurë të shkurtua.Kreu i ASH-së Ziadin Sela ka deklaruar se sot është vrarë për së dyti.

“Më 27 Prill tentuan të më vrisnin dhe më vranë, por unë shpëtova. Sot më vranë për së dyti” – ka deklaruar Sela gjatë votimit. Me ligjin më të ri për amnisti, lirohen nga përgjegjësia deputetët të cilët u përjashtuan nga VMRO-ja dhe tani po përkrahin mazhorancën për të formuar 2/3 e votave në Kuvend. Ndërkohë, do të përgjigjen penalisht për terrorizëm porositësit, zyrtarët policor në cilësinë e urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e drejtëpërdrejtë, për të cilët kryeministri tha se do të martin dënime më të vogla se 10 vjet burg.

Comments