Sela: Votojmë ligjin për gjuhët dhe braktisim Qeverinë


Shkup, 25 dhjetor – Menjëherë pas votimit që Venko Filipçe të jetë Ministër i ri i Shëndetësisë, Kreu i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela, në një fjalim në pres qendrën e parlamentit, paralajmëroi daljen e partisë së tij nga koalicioni qeveritar.
“Kryeministri nuk ndejti në marrëveshjen e bërë paraprakisht për formonin e qeverisë. “Aleanca për Shqiptarët” është e përcaktuar për ta kthyer të drejtën, kemi dhënë kontribut për ta rrëzuar regjimin, por një pjesë e regjimit ende rrinë në qeveri. Qëllimi ynë ka qene që të jemi në qeveri deri në votimin e ligjit për gjuhen shqipe. “Aleanca për Shqiptarët” do të përkrahë të gjitha ligjet. “Aleanca për Shqiptarët” nuk është pjesë e kalkulimeve tjera të ulëta. Kërkojmë nga Kryeministri që t’i shkarkoj zv /ministrat dhe të ri-formatoj qeverinë. Nëse Zaev nuk i shkarkon zv-ministrat do i tërheq unë!”, deklaroi Zijadin Sela.