Selim Ibraimi: BE-ja si institucion nuk ka një strategji të qartë për Ballkanin

Sipas Ibraimit lufta tregtare në mes SHBA-së dhe BE-së, mospajtimet e shteteve anëtare rreth migrimit dhe çështja ruse mund ta dëmtojnë edhe më shumë BE-në, ndërsa procesi i zgjerimit me anëtarë të rinj të vihet në pikëpyetje.

574
fresco

Analisti politik Selim Ibraimi ka komentuar zhvillimet e fundit në vigjilie të hapjes ose jo të negociatave të BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë .Ai është shprehur se disa anëtarë të BE- së nuk kujdesen shumë për hapjen e negociatave shkruan Faktiditor.ch. “Kjo është gjuhë e njohur përpara takimeve të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës” është shprehur analisti dhe njohësi i rrethanave politike Ibraimi.
Fatkeqësisht situata aktuale brenda Komisionit Evropian, tregon se BE-ja si institucion nuk ka një strategji të qartë për Ballkanin thotë ai.
Sipas Ibraimit lufta tregtare në mes SHBA-së dhe BE-së, mospajtimet e shteteve anëtare rreth migrimit dhe çështja ruse mund ta dëmtojnë edhe më shumë BE-në, ndërsa procesi i zgjerimit me anëtarë të rinj të vihet në pikëpyetje./Faktiditor.ch/.

Comments