Semaforë konfuzë në Shkup: Duke vozitur sipas logjikës së kaosit
Të ngasësh makinën nëpër Shkup kërkon durim të jashtëzakonshëm dhe duket se autoritetet e qytetit janë të vendosura ta testojnë atë deri në limit. Një fotografi, e parë në Pintija të Shkupit, në rrugën për në Draçevë, e ilustron më së miri këtë situatë, raportoi faktiditor.mk.
Ajo tregon dy semaforë që shfaqin njëkohësisht sinjale të ndryshme, duke krijuar konfuzion dhe një situatë potencialisht të rrezikshme për pjesmarresit ne komunikacion.
Siç mund të shihet, në semafor, shigjeta për drejt përpara është e gjelbër, duke treguar kalim të lirë, por në të njëjtën kohë, ndizet edhe një shigjetë e kuqe, duke kërkuar një ndalesë të detyrueshme.
Ky sinjalizim absurd dhe i palogjikshëm i lë shoferët në mëshirën e gjykimit dhe reflekseve të tyre, dhe siguria në trafik vihet në provë./Faktiditor.mk/