Serbët po ruajnë murin te Ura e Ibrit në Mitrovicë

201

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur matanë urës së Ibrit në Mitrovicën veriore.

Askush nuk di të thotë nëse ata kanë dalë në protestë apo jo, por ka disa orë që të ndarë në grupe po qëndrojnë aty.

Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur për KP se qytetarët janë mbledhur pasi që kanë dëgjuar se autoritetet e Prishtinës do ta rrënojnë me forcë murin, i cili vlerësohet i jashtëligjshëm.

Për në orën 17:00 në Rashkë është paralajmëruar një takim i kryeministrit Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit serbë të Kosovës, ku pritet që temë e diskutimeve të jetë edhe muri.

Comments