Serbi rrotullohet një autobus me targa të Maqedonisë, humbin jetën tre persona.

734

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në afërsi të Leskovikut, ku një autobus me targa të Maqedonisë është rrotulluar rreth orës 1:45 me çka kanë humbur jetën tre persona, njofton RTS.

Aksidenti rrugor çka ndodhi në rrugën në drejtim të Nishit janë lënduar 32 persona.

Në spitalin e Leskovikut janë dërguar 28 persona ndërsa në spitalin e Nishit janë dërguar katër persona.

Autobusi u rrotullua pasi që shoferi nuk arriti ta mbante nën kontroll në rrugën rrëshqitëse. Sipas RTS bëhet fjalë për një autobus nga Prilepi i cili udhëtonte drejtë Vjenës.

Comments