Serbia “harron” bombat e ’99-ës, përkrah Kanadanë në KS të OKB-së

519

Foto: Ilustrim

Kanadaja ka siguruar mbështetjen e Serbisë në kërkesën e saj për të fituar ulëse të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 2020, edhe pse Kanadaja hyri në luftë kundër tyre 17 vjet më parë, thotë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Synimi kryesor i politikës së jashtme të qeverisë Trudeau është fitimi i kësaj ulëse në Këshill të Sigurimit dhe politikbërja ndërkombëtare e kësaj qeveria është në fazën fillestare. Por pa dyshim se është në rrugë të duhur, shkruan “The Canadian Press”.

“Serbia pa dyshim se do ta përkrahë këtë kërkesë, do ta mbështet kandidaturën e Kanadasë”, ka thënë ministri serb Daçiq në një intervistë gjatë vizitës në Kanada.

“Dëshirojmë të kemi marrëdhënie më të mira me Kanadanë. Kanada është partner shumë i rëndësishëm për ne”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Ministri, i cili foli përmes një përkthyesi pasi që nuk di anglisht, tha se Serbia dëshiron ta tejkalojë të kaluarën e trazuar dhe nuk e hidhëruar me Kanadanë, e cila kushte hyrë në luftë me Serbinë bashkë me aleatët e NATO-s në 1999.

Kanadaja iu bashkua fushatës bombarduese 78-ditëshe të NATO-s kundër Serbisë në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, e cila tashmë është formuar si shtet.

Aeroplanët luftarakë kanadezë CF-18 lëshuan 10 për qind të bombave të NATO-s në Serbi, përfshirë edhe kryeqytetin, Beogradin.

“Është e dukshme se shumë vende kanë marrë pjesë në bombardimet ndaj Serbisë, por nuk mund të jetojmë vetëm duke e kujtuar të kaluarën”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net. “Duhet të gjejmë interesa të përbashkëta”.

Comments