Talenti 49 milionësh: Iu afrova Shqipërisë, por nuk më përfilli



Talenti 49 milionësh, Donis Avdijaj, nuk mund të priste pafundësisht, kur t’i tekej De Biazit për ta thirrur në kombëtaren shqiptare. E kishte bërë publike dëshirën e tij të madhe për t’u veshur kuqezi, ishte në dispozicion të Shqipërisë, e deklaroi këtë “troç e shqip” në një intervistë ekskluzive për “Telesport.al”, por askush nga FSHF-ja nuk denjoi të vendoste kontakte me të. I injoruar nga kjo sjellje, duke besuar në potencialin e vet, çka e dëshmon edhe klauzola e vendosur në kontratën e tij prej klubit gjerman, Schalke 04, Avdijaj ka vendosur t’i bashkohet kombëtares së Kosovës. Kjo e fundit po i mbledh të gjithë talentet, kudo që ndodhen, ndërsa De Biazi dhe stafi i tij po bën të kundërtën, po i denigron dhe largon. Rasti i Ergys Kaçes, Shkëlzen Gashit dhe Amir Abrashit e dëshmon qasjen inatçore, aspak profesioniste dhe në dëm të kauzës kuqezi, të stafit teknik italian. Për t’u shpjeguar para shqiptarëve, të cilëve u pati premtuar veshjen e fanellës kuqezi, Donis Avdijaj thotë në statusin e hedhur në Facebook, se nuk iu dha kjo mundësi, prandaj ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër: