Serbia vend i fantazmave, ja gjërat që nuk i dinit asnjëherë

310

Derisa Serbia e Vuçiçit po nënshkruan marrëveshje për armatime me Rusinë, fshatra të tëra në Serbi janë shpopulluar krejtësisht.

Sipas një shkrimi të gazetares Mira Knakaras-Trklja të botuar në portalin ‘sputniknews.com’, statistikat tregojnë për një Serbi që i ngjan një vendi fantazmash, transmeton Konica.al.

Sipas ekspertëve serbë, 500 fshatra nuk kanë rrugë të asfaltuara apo lidhje me botën, nuk ka dyqane në 400 fshatra, 230 fshatra nuk kanë shkolla fillore, ndërkaq 2760 fshatra nuk kanë kopshte për fëmijë.

Në dy të tretat e fshatrave nuk ka shtëpi shëndeti. Në 73 për qind të fshatrave nuk ka shtëpi të kulturës apo librari.

Mungesa e infrastrukturës në fshat po bën që çiftet e reja të braktisin fshatin.

Për këtë arsye, Qeveria e Serbisë bashkë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve (SANU) po e shqyrtojnë një politikë të re agrare që parasheh dhënien e 25 deri në 50 hektarë tokë shtetërore pa kompensim për çiftet e reja të martuara.

Shpopullimi i trevave kufitare, sipas ministrit për zhvillim rajonal Milan Kërkobabiç, kërcënon sigurinë kombëtare të vendit.

Ai beson se të rinjtë do të mbesin në fshat nëse atyre u ofrohen mundësi për zhvillim.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë dhe regjistrimit bujqësor të vitit 2012, nga 4200 vendbanime sa janë në Serbi janë zhdukur 1200.

Në 1034 fshatra janë më pak se 100 banorë, dhe në 550 fshatra janë më pak se 50 banorë.

Gjithnjë sipas portalit ‘sputniknews.com’, sot në Serbi janë 50 vendbanime të zbrazura rurale, kurse 85 për qind e tyre kanë më pak se 10 banorë. Shtëpi të zbrazura janë 50 mijë, dhe në 150 mijë të tjera askush nuk jeton.

Comments