Sërish në kopertinën e ‘Cosmopolitan’, Bebe Rexha mahnit me pamjen [Foto]
Ajo para pak javësh ka qenë në kopertinat e revistave më prestigjioze në botë, përfshirë edhe Vogue, shkruan lajmi net.
Ndërsa tani, Rexha nuk ka ngurruar që të jetë prezente edhe në Cosmpolitan për stinën e vjeshtës: “Çështja e tetorit”, shkruan ajo.
Bebe shfaqet e mahnitshme në një kostum ngjyrë rozë teksa flokët e lëshuara e bëjnë edhe më të bukur. Ndryshe, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit, ‘I’m a mess’, e padyshim edhe të albumit ‘Expectations’. /Lajmi.net/