Shahpaska: Sigurojmë ndihmë deri 10.000 denarë për amvisëri të cilat janë pjesë e ekonomisë joformale
Në mënyrë të përbashkët dhe solidare, përmes respektimit të masave për
mbrojtje të shëndetit, si dhe përmes masave konkrete për mbështetje të
drejtpërdrejtë të qytetarëve do ta tejkalojmë krizën shëndetësore dhe
ekonomike që e imponoi virusi Kovid-19.
Me pakon e masave ekonomike në vlerë prej 200 milionë eurove, që e
siguroi Qeveria e kryesuar nga LSDM, sigurohet ndihmë e rëndësishme
për ndërmarrjet, për punëtorët, për zejtarët, por edhe për ata që janë
pjesë e ekonomisë joformale.
Amvisëritë të cilat kanë mbetur pa të ardhura apo kanë qenë pjesë e
ekonomisë joformale kanë të drejtë në ndihmë të garantuar minimale në vlerë prej 4 deri 10.000 denarë.
Që të lehtësohen pasojat nga kriza shëndetësore-ekonomike, me Dekret
me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për mbrojtje sociale gjatë gjendjes së
jashtëzakonshme, është mundësuar qasje e shpejtë në sistemin e
mbrojtjes sociale.
Shuma e së drejtës varet nga numri dhe struktura e amvisërisë dhe sillet
prej 4.000 denarë për amvisëri njëanëtarëshe deri 10.000 për amvisëri të
përbërë prej 5 anëtarë të rritur.
Për marrjen e ndihmës së garantuar minimale, pasiguria materiale do të
konfirmohet në bazë të vlerës së përgjithshme mesatare të të ardhurave të
të gjithë anëtarëve të amvisërisë në të gjitha bazat, llogaritur nga muaji i
fundit, në vend se tre muajt e fundit, si deri më tani.
Amvisëritë të cilat përdorin ndihmë të garantuar minimale, do të realizojnë
edhe shtesë në të holla prej 1.000 denarëve për mbulim të një pjese të
shpenzimeve për konsum të energjensëve në amvisëri dhe për muajt prill
dhe maj 2020.
Kërkesën për marrje të ndihmës së garantuar minimale qytetarët duhet ta
parashtrojnë në qendrat kompetente për punë sociale.
Plotësisht, për qytetarët të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të krizës,
shteti do të paguajë kompensim në të holla – rrogë mujore, në vlerë prej
50 për qind të rrogës mesatare të punëtorit në 24 muajt e fundit, në
pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë.
Vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin tonë, shëndetin e të gjithë
qytetarëve dhe të ndihmohemi mes veti. Sepse të gjithë qytetarët janë të
rëndësishëm! (MIA)
