SHBA i bashkohet Evropës në kërkesën për armëpushim 30 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

55
fresco

Emisari i SHBA-së për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Keith Kellogg, ka përkrahur idenë e liderëve evropianë për një armëpushim 30 ditor në luftën mes dy shteteve, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se një armëpushim gjithëpërfshirës, ajër, tokë, det dhe infrastrukturor për 30 ditë, do të niste procesin për përfundimin e luftës më të gjatë në Evropë që nga Lufta e II Botërore.

midle

Kellogg ka cituar presidentin amerikan, Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se vdekjet duhet të ndalen menjëherë.

“Një armëpushim gjithëpërfshirës (ajror, tokësor, detar, infrastrukturor) për 30 ditë do të fillojë procesin për t’i dhënë fund luftës më të madhe dhe më të gjatë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Siç ka thënë vazhdimisht Presidentit Trump , ndaloni vrasjet – tani”, ka shkruar ai./Express/

Comments