ShBA-ja e Kina pajtohen për ulje të taksave për 115 për qind për 90 ditë

45
fresco

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë pajtuar për t’ia ulur taksat njëra-tjetrës në masë domethënëse për 90 ditë pas bisedimeve të fundit që u zhvilluan në fundjavë.

Duke folur në Gjenevë, sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, tha se “të dyja palët do t’i ulin taksat e tyre për 115 për qind”, pasi arritën pajtim për pauzë 90-ditore, raporton gazeta “The Guardian”.

midle

Ky pakt është ulje e konsiderueshme e tensioneve në luftën tregtare që shpërtheu muajin e kaluar mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Para vendimit të ri, Shtetet e Bashkuara i kishin çuar në 145 për qind taksat ndaj Kinës, ndërsa Pekini kishte vendosur taksë prej 125 për qind ndaj importeve amerikane.

Sekretari Bessent u tha gazetarëve se “të dyja palët shfaqën respekt të madh” gjatë bisedimeve dhe se “ne të dyja vendet kemi interes në tregti të baraspeshuar”.

Comments