SHBA: SHËNOHET 15 VJETORI I SULMEVE TERRORISTE

395

SEVENTH IN A PACKAGE OF NINE PHOTOS.-- An explosion rips through the  South Tower of the World Trade Towers after the hijacked United Airlines Flight 175, which departed from Boston en route for Los Angeles, crashed into it Sept, 11, 2001. The North Tower is shown burning after American Airlines Flight 11 crashed into the tower at 8:45 a.m.

Në Shtetet e Bashkuara sot shënohet 15 vjetori i sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, nga të cilat u vranë afro 3 mijë vetë.

Sulmet më 11 shtator (9/11), gjatë të cilave terroristët e al-Kaidës i rrëmbyen katër aeroplanë komercialë, ishin sulmet terroriste më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

Dy prej aeroplanëve të rrëmbyer u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke i shkatërruar Kullat Binjake.

Aeroplani i tretë u përplas në Pentagon në Uashington, ndërsa i katërti u rrëzua në Pensilvani, pasi udhëtarët i mposhtën sulmuesit.

Dje në Nju Jork është mbajtur një ceremoni përkujtimore për t’i nderuar 343 zjarrfikësit, që humbën jetën, kur kullat u shkatërruan dhe u rrafshuan me tokë.

Dje në video-fjalimin e tij javor, që është publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se 11 shtatori 2001, ishte njëra ndër ditët “më të errëta në historinë e vendit tonë”, me ç’rast “afro 3 mijë jetë të pafajshme janë humbur”.

“Këtë fundjavë, ne përsëri e nderojmë kujtimin e tyre. Ne qëndrojmë me të mbijetuarit, të cilët ende bartin plagët e asaj dite. Ne u falënderohemi atyre që të parët u përgjigjën, që rrezikuan çdo gjë për t’i shpëtuar të tjerët. Ne e përshëndesim një brez të amerikanëve – burrat dhe gratë tona në uniformë, diplomatët dhe inteligjencën tonë, sigurinë e brendshme dhe profesionistët e zbatimit të ligjit – që shërbyen dhe i kanë dhënë jetët e tyre për të ndihmuar që ne të jemi të sigurt”, tha Barack Obama.

Kandidatët për presidentë të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Hillary Clinotn, pritet që të marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Të dy ata janë pajtuar që të mos zhvillojnë fushatë zgjedhore në këtë përvjetor.

Comments