SHBA-të: Në Maqedoni të Veriut ka qytetarë pa shtetësi ndonëse i plotësojnë kriteret

377
fresco

Në Maqedoni të Veriut ka qytetarë pa shtetësi përkundër faktit se ata plotësojnë një ose më shumë kritere për të marrë të njëjtën, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, transmeton Zhurnal.mk.

Statistikat e qeverisë, UNHCR-së dhe OJQ-ve thuhet në raport, flasin se në fund të gushtit të vitit të kaluar kanë qenë 563 njerëz pa shtetësi, ndërsa partitë e opozitës shqiptare pohojnë se numri i tyre shkon në mbi 7.000, dhe bëhet fjalë për shqiptarë të cilëve u është mohuar padrejtësisht shtetësia e Maqedonisë së Veriut,

Sipas raportit në fjalë, vendi nuk ka mekanizma për të zbuluar njerëzit pa shtetësi dhe për t’i mbrojtur ata.

DASH ka folur edhe për gjyqësorin, ku thuhet se prokurorët shpeshherë i tejkalojnë afatet ligjore për mbylljen e hetimeve, gjë që kalon pa pasoja.

Raporti në fjalë përkujton se hetimet duhet të përfundojnë brenda gjashtë muajsh, dhe se afatet mund të shtyhen në 12 dhe 18 muaj për raste më komplekse të krimit të organizuar, që bëhet përmes lejes nga eprori, por në praktikë, prokurorët shpesh shkelin afatet.

DASH-i në raportin e publikuar flet edhe për presione mbi gjykatësit, drejtësi të vonuar dhe për finansim joadekuat të gjyqësorit dhe prokurorisë që pengojnë efikasitetin e punës së gjykatave.

Comments