SHBA u bën thirrje qytetarëve në Katar të strehohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Katar u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të strehohen menjëherë dhe të qëndrojnë të sigurt, derisa të vijë një njoftim i mëtejshëm.
Sipas Sky News, paralajmërimi është lëshuar si “masë e madhe kujdesi”, pa dhënë detaje shtesë për ndonjë kërcënim konkret.

Në të njëjtën kohë, presidenti Donald Trump ka reaguar në Truth Social duke shkruar: “Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ndryshim regjimi, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse mos të ketë një ndryshim regjimi? MIGA”.
Në një postim tjetër, ai konfirmoi se pilotët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit janë kthyer të sigurt në SHBA, ndërkohë që Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka deklaruar se “ky mision nuk kishte për qëllim ndryshimin e regjimit”.