Shefi i BE’së i befasuar me vendimin e Kurtit për t’ua ulur pagat gjyqtarëve prokurorëve

139

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar i befasuar për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve pasi Qeveria Kurti dje shfuqizoi vendimin e Qeverisë Haradinaj.

Ai tha se duhet të ketë financim adekuat që të ketë pavarësi në këto institucione, raporton Gazeta Express.

“Jam i befasuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i ulur dukshëm pagat e gjykatësve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemelë të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit integrues në BE”, tha ai në Twitter.

Qeveria e ka proceduar për miratim në Kuvend Projektligjin për Paga, por duke ulur paraprakisht pagat e gjyqtarëve e të prokurorëve. Ky vendim ka nxitur shumë reagime dhe është kundërshtuar.

Bazuar në deklarimet e pasurisë së prokurorëve dhe gjykatësve në vitin 2017 dhe në vitin 2022, një gjykatësi pritet t’i ulet paga për 833 euro.

Comments