Shitja e automjeteve elektrike në këtë dhjetëvjeçar mund të arrijë në 145 milionë në nivel global
Ndërkohë që industria automobilistike botërore pësoi një reduktim me 16% në vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Evropa rriti numrin e veturave elektrike, duke u bërë lider në sektor. Kompanitë automobilistike në vitin 2020 kanë ofruar 370 modele makinash elektrike, duke rritur ndjeshëm bazën vjetore me 40%.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare nëse do të kishim ritme më të larta të këtij tregu dhe përhapjes, synimet për uljen e ndotjes dhe mbrojtjen klimatike mund të përmbushën brenda afateve të përcaktuara./tvklan

